Ambasada amerikane në Kosovë këtë të premte i ka bërë thirrje qeverisë që të heqë taksën 100% ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnja. Ambasada ndër të tjera thekson se SHBA mbështesin plotësisht Dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të udhëhequr nga Bashkimi Evropian.

 

“Bëjmë thirrje të gjithë përfaqësuesve nga Kosova dhe tjerët nga rajoni që të tregojnë përkushtim ndaj normalizimit; paqes dhe stabilitetit rajonal; dhe ndaj lëvizjes nëpër shtegun drejtë integrimit evropian. Ne ritheksojmë pikëpamjen tonë se një pezullim i menjëhershëm i tarifës në importet nga Serbia dhe Bosnia është një masë e nevojshme për të rimëkëmbur momentumin në procesin e Dialogut. Presim edhe nga hisedarët tjerë të ndërmarrin masat e tyre konstruktive”.

 

SHBA gjithashtu në fjalën e tij u ka bërë thirrje udhëheqësve politikë në Kosovë që të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse duke thënë se një marrëveshje e tillë do të ishte në interesin strategjik të Amerikës.

 

“Kosova është e suksesshme kur bashkohet nga brenda dhe hyn në partneritet me Shtetet e Bashkuara dhe BE-në. Ne inkurajojmë të gjitha partitë politike që të kontribuojnë në mënyrë konstruktive në këtë proces. Veprimet që minojnë Dialogun, pengesat nga anash, dhe refuzimi për të pezulluar tarifat gjitha këto shkojnë kundër interesave të SHBA-ve. Ajo çka është e nevojshme tani është një lidership i guximshëm për të promovuar qëllimet tona të përbashkëta. Kjo është ajo që na ndihmon neve për të mbajtur një marrëdhënie të fortë bilaterale”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *