E mërkurë, 7 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

SHBA thirrje G7: Të shqyrtohen mënyra për të sekuestruar asete ruse me vlerë 300 miliardë dollarë

Qeveria amerikane ka sugjeruar që grupet teknike të vendeve anëtare të G7 të studiojnë mënyrat për të sekuestruar 300 miliardë euro që kanë si burim asetet e ‘ngrira’ ruse. Kjo shumë është “ngrirë” si pasojë e sanksioneve të vendosura nga superfuqitë e botës ndaj Rusisë dhe oligarkëve rusë, pas fillimit të luftës në Ukrainë.

Megjithatë, SHBA kërkon që asetet e ‘ngrira’ të sekuestrohen. SHBA, me mbështetjen e Britanisë, Japonisë dhe Kanadasë, ka propozuar fillimin e punës përgatitore për të shqyrtuar opsionet nga liderët e G7 në një takim të ardhshëm, rreth 24 shkurtit, sipas raportit të publikuar nga  gazeta Financial Times.

Superfuqitë e botës vendosën sanksione të njëpasnjëshme ndaj Rusisë me qëllim që kjo e fundit të ndalojë sulmet në Ukrainë. Ndonëse sanksionet dhanë efekte në dobësimin e ekonomisë ruse dhe ‘izolimin’ e saj, sulmet nuk u ndalën./vizionplus.tv/

Vazhdo të lexosh

Reklamë