SHBA teston raketat balistike në Alaska

Agjensia e mbrojtjes raketore në SHBA, ka thënë se ka kryer me sukses testimin e sistemit raketor THAAD, nga Alaska. THAAD është pjesë e sistemit kombëtar të mbrojtjes ndaj raketave balistike.
Objektivi në formën e një rakete balistike me rreze të mesme u lëshua mbi Oqeanin Paqësor në veri të Havait. Agjencia njoftoi se sistemi i mbrojtjes kundër raketave balistike THAAD, nga Alaska, ka zbuluar dhe ndaluar objektivin nga nisur nga një avion C-17.
Objektivi ishte i ngjashëm me raketat e testuara së fundmi nga Koreja e Veriut.Testi ishte planifikuar muaj më parë, por vjen në një kohë kur tensionet janë në rritje me Penianin mbi programin e saj të armëve.
Sistemi THAAD është i dizajnuar për ndalimin e raketave balistike brenda dhe jashtë atmosferës në fazën e tyre të fundit të fluturimit.
Koreja e Jugut beson se është një objektiv i mundshëm për sulmet dhe rrezikon jetën e atyre që jetojnë në afërsi.
Kina gjithashtu kundërshton fuqishëm sistemin, duke besuar se ajo ndërhyn me sigurinë e operacioneve të veta ushtarake.
Agjencia e Mbrojtjes së Raketave të SHBA u tha ligjvënësve në qershor se planifikon të vendosë më shumë se 50 sisteme ThAAD në Ushtrinë Amerikane në mes të tetorit 2017 dhe shtatorit 2018.




