Donald Trump njoftoi se Shtetet e Bashkuara tërhiqen nga marrëveshja bërthamore me Iranin. Në një fjalim të shumëpritur, kreu i Shtëpisë së Bardhë u shpreh se vendimi i tij po e bën botën më të sigurt.

 

“Po lajmëroj tani se SHBA do të tërhiqen nga marrëveshje e Iranit për armët bërthamore. Pas pak unë do të firmos një memorandum presidencial për të filluar sanksionet e SHBA ndaj regjimit iranian. Ne do të ngremë nivelin më të lartë të sanksioneve ekonomike. Çdo komb që do të ndihmojë Iranin në lidhje me këtë marrëveshje, do tw pwrballet me tw njenjtat sanksione”.

 

Gjatë fjalimit të tij, presidenti Trump tha se ka prova që Irani ka gënjyer për programin bërthamor. Duke akuzuar Irainin si financuesin më të madh të terrorizmit, Trump gjithashtu përçoi një mesazh për popullin e Iranit.

 

“Veprimet e sotme dërgojnë një mesazh kritik, SHBA-të nuk bëjnë kërcënime boshe. Kur unë bëj premtime, i mbaj! Në fund kam dhe një mesazh për popullin e Iranit. Populli amerikan qëndroi me ju për afro 40 vite gjatë kësaj diktature. Liderët e Iranit refuzojnë të negociojnë. E vërteta është se ne do ti japim një marrëveshje të fundit kur ata të mendojnë për popullin e Iranit, atëherë unë do të jem aty për paqe dhe stabilitet për Iranin dhe Lindjen e Mesme”.

 

Vendimi përbën një goditje ndaj aleatëve të SHBA dhe mund të thellojë izolimit e presidentit Trump në skenën botërore.

 

Ndërsa në reagimin e tij të parë pas vendimit të Trump, Presidenti i Iranit, Hasan Rohani, përsëriti se marrëveshja ishte multifunksionale jo vetëm me Shtetet e Bashkuara.

 

“Kjo marrëveshje ishte ratifikuar nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së dhe krejt papritur, SHBA vendosi të largohet. Marrëveshja bërthamore është ende në fuqi midis Iranit dhe 5 fuqive të tjera. Kështu që na mbetet të presim se çfarë do të bëjnë vendet e tjera. Ne do të bëjmë gjithçka mundemi që me vendet e tjera të BE-së, Rusisë dhe Kinës të vazhdojnë negociatat”.

 

Vendimi i  SHBA-ve për Marrëveshjen e vitit 2015, e cila përfshin edhe Gjermaninë, Francën e Britaninë, nënkupton se qeveria e Iranit duhet të vendosë nëse do tërhiqet ashtu si SHBA, apo do të përpiqet të shpëtojë atë që ka mbetur nga marrëveshja. Nëse marrëveshja bie, atëherë Irani do të jetë i lirë të rifillojë veprimtaritë e ndaluara për pasurimin e uraniumit.

 

Zbatimi i sanksioneve ndaj Iranit pritet të vendosen pas një periudhe prej të paktën 3 muajsh, në mënyrë që bizneset dhe qeveritë të mund të mbyllin operacionet që shkelin sanksionet e rivendosura nga SHBA.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *