E premte, 25 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

SHBA tërheq trupat nga baza më e madhe në veri të Sirisë

Këtë të dielë trupat amerikane u tërhoqën nga baza e tyre më e madhe në veri të Sirisë.

 

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Mark Esper është shprehur se të gjitha forcat amerikane që u larguan nga Siria do të vendosen në Irakun perëndimor dhe do të vazhdojnë të kryejnë operacione anti-terroriste kundër Shtetit Islamik në rajon.

 

Reklamë

Gjithashtu shefi i Pentagonit nuk ka përjashtuar mundësinë e sulmeve amerikane kundër terrorizmit nga Iraku në Siri. Por ai tha se planet do të zhvilloheshin me kalimin e kohës dhe përfshijnë diskutime me aleatët në një takim të NATO-s në ditët e ardhshme.

 

Ai tha se nëse forcat amerikane kthehen në Siri ato do të mbrohen nga avionët luftarakë amerikanë. Shtetet e Bashkuara kanë aktualisht rreth 5000 trupa në Irak sipas një marrëveshjeje midis Bagdadit dhe Uashingtonit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë