Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan se do të rrisin praninë ushtarake amerikane në Filipine.

 

 

Forcave amerikane iu dha akses në katër kampe të tjera ushtarake, duke i dhënë efektivisht Uashingtonit terren të ri për të rritur vigjilencën ndaj Kinës.

 

 

Të dy vendet e bënë publike marrëveshjen gjatë vizitës së Sekretarit të Mbrojtjes të SHBA-së, Lloyd Austin në Filipine, për të forcuar aleancat e sigurisë së SHBA-së në Azi.

 

 

Austin falënderoi Filipinet që lejuan SHBA-në të zgjerojë praninë e saj. Filipinet janë aleati më i vjetër i Uashingtonit në Azi.

 

 

Njoftimi për rritje të pranisë ushtarake amerikane vjen pasi tensionet midis Kinës dhe Tajvanit janë në rritje, dhe Kina është ka mosmarrëveshje territoriale me Filipinet dhe vendet e tjera të rajonit.

 

 

Filipinet kanë qenë shtëpi e dy prej bazave më të mëdha ushtarake amerikane, por ato u mbyllën në vitet 1990.

 

 

Kushtetuta e Filipineve ndalon krijimin e bazave përhershme të trupave të huaja, por Marrëveshja e Bashkëpunimit të Përforcuar të Mbrojtjes të vendeve lejon që forcat vizitore të SHBA-ve të qëndrojnë në kampet e përcaktuara Filipine.

 

 

Udhëheqësit amerikanë kanë kërkuar prej kohësh të riorientojnë politikën e jashtme të SHBA-së drejt forcimit të Kinës, si një konkurrent i rëndësishëm ushtarak dhe ekonomik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *