Presidenti amerikan Joe Biden paralajmëroi sërish Kinën duke thënë se Uashingtoni është i gatshëm të përdorë forcën ushtarake për të mbrojtur Tajvanin nëse Pekin ndërmerr veprime ushtarake kundër ishullit.

 

Në një intervistë për mediat amerikane kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se Uashingtoni i përmbahet politikës së NJË KINE dhe se nuk po mbështet pavarësinë e Taivanit, por se gjithashtu nuk do të lejonte që ishulli i vetëqeverisur të aneksohej me forcë.

 

JOE BIDEN

PRESIDENTI AMERIKAN

Ne pajtohemi me atë që kemi nënshkruar shumë kohë më parë.  Ekziston një politikë e një Kine, dhe Tajvani bën gjykimet e veta për pavarësinë . Ky është vendimi i tyre. Por nëse do të ketë një sulm të paprecedentë ne do të ndërhyjmë.

 

I pyetur nëse ndërhyrje do të thoshte se forcat amerikane do të mbronin Tajvanin në rast të një pushtimi kinez, Biden u përgjigj prerazi.

 

JOE BIDEN

PRESIDENTI AMERIKAN

Po.

 

Pavarësisht se Uashingtoni pohon se i përmbahet politikës së një Kine, në fillim të shtatorit Departamenti Amerikan i Shtetit miratoi shitjen e armëve prej 1.1 miliardë dollarësh për Tajvanin, ndërsa një komitet i Senatit votoi për të avancuar legjislacionin, që do të siguronte një ndihmë shtesë prej 4.5 miliardë dollarësh për sigurinë.

 

Nga ana tjetër Kina ka akuzuar shpesh SHBA-të se po ndërhyjnë në punët e brendshme të Pekinit, duke e quajtur Tajvanin se është një provincë e Kinës, që së shpejti duhet të ribashkohet me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *