E enjte, 8 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

SHBA-të japin 800 mije $ për restaurimin e monumenteve në Krujë, Durrës dhe Prezë

Kalaja e Krujës, e Durrësit dhe ajo e Prezës do të jenë tre monumentet e para kulturore që do t’i nënshtrohen restaurimit pas dëmeve të pësuara nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.

Nga Kruja, ambasadorja e Shba ne Tirane, Yuri Kim, deklaroi se per restaurimin e këtyre monumenteve do te investohen rreth 800 mije dollare.

Reklamë

“Duke pasur parasysh rëndësinë e kështjellës së krujës dua të vërej se ky është projekti ynë më i madh i projektit të ambasadorëve mbi trashëgiminë kulturore. Ky projekt dy vjeçar do të fillojë punën në kullën C në durrës e më pas do të vazhdojë punën me teqenë e Dollmës këtu në Krujë, me kalanë mesjetare të Prezës e do të vazhdojë me kullën e sahatit po në kështjellën e Krujës”, tha ambasadorja Kim.

Për Ministren e Kultures Elva Margariti, nënshkrimi i këtij memorandumi bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës eshte vetëm hapi i pare për fuqizimin dhe rijetizimin e monumenteve te trashëgimise kulturore.

Reklamë

Sipas saj, turizmi kulturor duhet te kthehet ne nje motor zhvillimi me qëllim gjenerimin e sa më shumë të ardhurave per vendin.

Ndërkohë priten grande të tjera nga Bashkimi Europian per vijimësinë e restaurimit të parqeve arkeologjike.

Vazhdo të lexosh

Reklamë