Subscribe

E ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Leyla Moses Ones vlerësoi angazhimin dhe rolin e grave shqiptare në institucionet ligjzbatuese e ato të sigurisë. Ajo tha se SHBA do të vijojë të mbështesë me projekte trajnimin e këtyre kapaciteteve.

 

Leyla Moses Ones: “Gratë në të gjithë botën kanë një rol thelbësor për të luajtur në ofrimin e sigurisë, proceseve të paqes në luftën kundër terrorizmit dhe parandalimin e zgjidhjen e konflikteve. Ju jeni udhëheqësit e ardhshëm të Shqipërisë. Shfrytëzojeni këtë mundësi që ta përgatisni veten në këtë rol të rëndësishëm. SHBA do të qëndrojnë me ju teksa punojmë për te rritur rolin e grave në kapërcimin e kërcënimeve të jashtme dhe brendshme të sigurisë dhe për të përkrahur paqe dhe begati me të madhe ”.

 

Në Shqipëri më shumë se 1500 gra shërbejnë në radhët e policisë së shtetit, ku 31 prej tyre mbajnë gradën kryekomisare. Edhe në forcat e armatosura trendi i viteve te fundit flet për një numër në rritje të rekrutimit të vajzave e grave ndërkohë që një numër i konsiderueshëm janë edhe pjesë e shërbimeve inteligjente.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *