Departamenti Amerikan i Thesarit  ka publikuar listën e ndërmarrjeve korruptive ndërkombëtare, të cilat do të sanksionohen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në këtë listë figurojnë dhjetëra kompani serbe të cilat vlerësohet se janë pjesë e rrjeteve korruptive. Bëhet fjalë konkretisht për 12 kompani dhe 9 persona.

Në njoftimin e saj, Zyra e Kontrollit të Aseteve të Huaja e Departamentit të Thesarit thekson se, ky vendim shënjestron ndërmarrje, të cilat kanë kryer abuzime serioze ndaj të drejtave të njeriut apo janë përfshirë në afera korruptive.

Slobodan Tesiç, prodhuesi i armëve,  i cili ka disa dekada që ndodhet në listën e zezë të OKB-së për shkak të shkeljes së rregullave dhe restrikcioneve për eksportimin e armëve, listohet ndër të parët . Në kuadër të entiteteve të sanksionuara përfshihen një sërë kompanish serbe dhe disa individë me prejardhje nga Serbia të cilët janë të lidhur  me Tesiç.

Si rezultat i këtij vendimi, të gjitha pronat dhe interesat mbi prona të entiteteve të emëruara në listën në fjalë, të cilat ndodhen në SHBA duhet të raportohen në Zyrën për Kontrollin e Aseteve të Huaja, dhe të gjitha transaksionet mes tyre dhe personave apo kompanive amerikane ose ato të cilat ndodhen në SHBA, janë të ndaluara.

Në listë ka dhe kompani nga Kina, Estonia dhe Venezuela.

 

 

Kompanitë serbe :

  • Preduzece Za Trgovinu Na Veliko i Malo Partizan Tech DOO Beograd-Savski Venac • Technoglobal Systems DOO Beograd
  • Charso Limited
  • Graëit Limited
  • Velcom Trade D.O.O. Beograd
  • Falcon Strategic Solutions D.O.O. (Falcon Strategic)
  • Melvale Corporation D.O.O. Beograd
  • Vectura Trans DOO
  • Araneks DOO
  • Moonstorm Enterprises LTD – Bazuar në Çeki
  • Tardigrade Limited – Bazuar në Çeki
  • Business Diversity Limited – Bazuar në Çeki
  • Finrost Limited (Finrost) – Bazuar në Çeki

Persona:

  • Goran Andriç
  • Esad Kapidziç
  • Nebojsa Sarenac • Zoran Petroviç
  • Nikola Brkiç
  • Milan Subotiç
  • Zelimir Petroviç • Sreten Cvjetkoviç • Ljubo Mariçiç

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *