Subscribe

Shtetet e Bashkuara kanë sjellë në Shqipëri një ekip ekspertësh për të mbështetur autoritetet shqiptare.

Inxhinierë strukturash nga Departamentet Zjarrfikëse do të ndihmojnë në vlerësimin e dëmeve në ndërtesa dhe infrastruktura, për rimëkëmbjen e vendit nga tërmeti.

 

 

LEYLA MOSES-ONES

 

E NGARKUARA ME PUNE E SHBA

 

 

Ne po bejme gjithca qe eshte e mundur per te mbeshtetur se bashku me Bashkimin Europian. Gjithashtu edhe me mekanizmat mbeshtetes ne menyre qe te mund te zhvillojme nje vleresim pas tragjedise. Kemi nje ekip te cilet jane inxhiniere te cilet kane ardhur ketu per te pare banesat jane te banueshme dhe te sigurta per popullin shqiptar.

 

Ky ekip do të ndihmojë në përcaktimin e shtëpive, shkollave dhe ndërtesave të tjera që janë të sigurta për rikthimin e njerëzve.

 

E ngarkuara me punë e ambasadës amerikane i bëri këto deklarata nga bashkia e Durrësit ku ajo takoi përfaqësues të shtabit të emergjencës e ku u njoh nga afër me dëmet e tërmetit të 26 nëntorit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *