Subscribe

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i japin një tjetër shuplakë opozitës në Kosovë, pas rezistencës që këto të fundit, i bëne çështjes së kufirit më Malin e Zi, duke përdorur sërish gaz lotsjellës në Kuvend. Në vizitën që zhvillon të martën zv/presidenti amerikan Xho Bajden, në fokus të të cilit është demarkacioni dhe lufta kundër korrupsionit, zyrtari i lartë, nuk do të zhvillojë asnjë takim me krerët e partive në opozitë. Ky është mesazhi i dytë që Uashingtoni zyrtar u ka përcjellë këtyre subjekteve pas anashkalimit që u bëri dhe ndihmës sekretarja e shtetit Viktoria Nuland. Ndërkohë, një ditë më parë, kryeministri i Kosovës deklaroi se nuk do të ketë një shtyrje të dytë të çështjes së kufirit me Malin e Zi, duke deklaruar se ai do të votohet më 1 shtator në kuvendin e Kosovës. Kryesia e parlamentit u detyrua të caktojë për në shtator votimin për demarkacionin pas përdorimit të gazit lotsjellës gjatë mbledhjes ku shqyrtohej kjo çështje. Por edhe subjektet e tjera politike ne opozitë, ndonëse nuk i janë bashkuar aksionit të vetëvendosjes kundërshtojnë ashpër një pakt të tillë, pasi pretendojnë që Kosova i ka falur territor shtetit fqinj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *