E enjte, 12 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

SHBA shton presionin ndaj regjimit te Maduros

Administrata e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është duke përgatitur sanksione të reja kundër Venezuelës, kundrejt  një tjetër grupi zyrtarësh të lidhur me presidentin Maduro.

 

Masat  për të ngrirë asetet  në territorin amerikan, ndalimi i hyrjes në SHBA si dhe ndalimit i te berit biznes me amerikanët, mund të hyjnë ne fuqi ne fillim te kesaj jave. Sanksionet e reja pritet të penalizojnë sektorin e naftës dhe konsiderohen si masat më te rënda aktualisht për këtë vend, pasi Venezuela është e pasur me naftë por e dobët ekonomikisht.

 

Reklamë

Zyrtarët amerikanë ende nuk kanë bërë të ditur emrat e personave që do të preken nga sanksionet. Planifikimi i masave të reja vjen pas inaugurimit të asamblesë, e cila pritet të shkruajë Kushtetutën e re të vendit. Maduro dhe partia e tij në pushtet, marrin më shumë fuqi ekzekutive pas ndryshimeve.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë