Zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence do të  takohet me presidentin e përkohshëm të Venezuelës Juan Guaido në Bogota të Kolumbisë, ku dhe pritet të  mbajë një fjalim për krizën në rritje. Pence ka planifikuar të zhvillojë takim dhe me presidentin kolumbian Ivan Duque.

Zv presidenti amrikan dhe liderët rajonalë pritet të diskutojnë strategjinë për të shpejtuar largimin e presidentit të debatuar të Venezuelës, Nicolas Maduro, si dhe të sigurojne kalimin e ndihmave humanitare që aktualisht po grumbullohen në kufi . ” në çështjen e Venezuelës dhe fjalimi do të tregojë shembuj konkretë.

Pence pritet te takohet edhe me emigrantët venezueliane dhe familjet e tyre para se të kthehet në Uashington. Takimi vjen pas një fundjave të trazirave dhe dhunës në kufijtë e Venezuelës me Kolumbinë dhe Brazilin, ku trupat dhe besnikët e Maduro kanë bllokuar shpërndarjen e ushqimit dhe ilaceve. Maduro këmbëngul se ndihma është pretekst për një pushtim të armatosur nga shtetet e bashkuara.

 

Nga ana tjetër Guaido i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare të marrë në konsideratë të gjitha mundësitë për të zgjidhur krizën e Venezuelës. Retorika e tij është e ngjashme me Presidentin Trump, i cili ka thënë se “të gjitha opsionet janë gjithmonë në tryezë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *