SHBA shpall gjendjen e emergjencës/ Trump: 50 miliardë dollarë kundër koronavirusit

Presidenti Donald Trump ka shpallur emergjencën kombëtare pasi janë regjistruar 50 viktima nga koronavirus dhe më shumë se 2 mijë të infektuar.
DONALD TRUMP
ReklamëPRESIDENT I SHBA
“Po shpall zyrtarisht gjendjen e emergjencës kombëtare, 50 miliardë dollarë do të jenë në dispozicion për qeveritë e shteteve dhe ato lokale për t’iu përgjigjur pandemisë së koronavirusit. Ne po veprojmë shumë fort për të ndaluar përjapjen e mëtejshme. Europa është kthyer tashmë në epiqëdnrrën e koronavirusit dhe nuk e di nëse ishte fat apo talent fakti që mbyllëm kufijtë pak ditë më parë.”
Ndërkohë marrja e masave të forta vijon në më shumë se 40 shtete të prekura në SHBA. Gjithnjë e më shumë kompanitë po i dërgojnë punonjësit e tyre në shtëpi. Apple ka bërë të ditur se do të mbyllë pothuajse të gjithë dyqanet. Ndërkohë themeluesi i kompanisë Microsoft, Bill Gates ka vendosur të largohet nga bordi i kësaj kompanie. Gates, 64 vjeç, ishte drejtor ekzekutiv i Microsoft deri në vitin 2000 dhe prej atëherë ai është larguar nga aktivitetet e përditshme të kompanisë që ka themeluar më 1975 së bashku me Paul Allen.



