E diel, 8 Nëntor 2026 Megi dhe Bianka deri në 10:00 Në vijim ora 10:00: Film Family Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

SHBA, Sessions në shënjestër të sulmeve

Prokurori i Përgjithshëm i SHBA, Jeff Sessions është vene ne shënjestër te sulmeve, pasi Departamenti i Drejtësisë zbuloi se gjate fushatës elektorale te Trump, ai kishte zhvilluar dy takime me ambasadorin rus, Sergei Kysliak. Por gjate seancës se konfirmimit ne senat Session, qe me pare kishte qene senator, mohoi te ketë pasur komunikim me ruset dhe te njëjtën gje beri pas publikimit te këtij fakti.

 

Sipas Departamenti i Drejtësisë, ne muajt korrik e shtator te vitit te shkuar Sessions kishte zhvilluar nje bisede private ne zyrën e tij me ambasadorin Kislyak. Demokratet e akuzuan ate se kishte gënjyer nen betim dhe kane kërkuar dorëheqjen e tij. Kryetarja e demokrateve ne Dhomën e Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, theksoi se duhet nje hetim i pavarur per lidhjet e mundshme te presidentit Trump me ruset.

 

Reklamë

Pak kohe me pare ish-këshilltari i Trump per sigurinë kombëtare, Michael Flynn dha dorëheqjen per te njëjtën arsye, pasi kishte gënjyer Shtëpinë e Bardhe per bisedat me ambasadorin rus. Shërbimet sekrete amerikane e konsiderojnë ate nje nga spiunet kryesore rus dhe rekrutues te spiuneve ne Uashington. Pavarësisht akuzave te muajve te fundit per ndërhyrjen e Rusisë ne zgjedhjet presidenciale amerikane, Kremlini i mohon këto pretendime.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë