E enjte, 12 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

SHBA, Senatorja Warren braktis garën presidenciale

Senatorja e shtetit Massachusetts Elizabeth Warren po i jep fund fushatës presidenciale në garën brenda demokratëve.

Largimi i senatores vjen pas rezultateve zhgënjyese që ajo pati në zgjedhjet paraprake të Super të Martës, në të 14 shtetet që votuan. Ajo madje humbi në shtetin e saj, Massachusetts.

Senatorja Warren, ish profesore e së drejtës në Universitetin Harvard, bëri fushatë me moton e “ndryshimit të madh strukturor” për të luftuar korrupsionin dhe rolin e parasë në politikë.

Gjatë fushatës, ajo mbrojti një sërë kauzash liberale si kujdesi shëndetësor për të gjithë, anulimi i borxheve studentore dhe copëzimi i kompanive gjigande teknologjike si Facebook.

Por senatorja 70-vjeçare, e cila në nëntor kryesonte në sondazhet kombëtare, u përball me pikëpyetje serioze për planin e saj të reformës shëndetësore, realizimi i të cilit do të kushtonte 20.5 trilion dollarë./VOA

Vazhdo të lexosh

Reklamë