E martë, 10 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

SHBA, Senati njeh si gjenocid vrasjen e armenëve

Senati amerikan ka miratuar me shumicë votash një rezolutë që e njeh si gjenocid masakrën e armenëve në Perandorinë Osmane në fillim të shekullit të 20-të.

 

Dhoma e miratoi rezolutën jo detyruese më 29 tetor me një votim prej 405 votash pro dhe 11 kundër.

 

Reklamë

Votimi vjen në kohën kur marrëdhëniet ndërmjet SHBA-së dhe Turqisë janë të tensionuara, për shkak të Sirisë.

 

Turqit osmanë vranë dhe dëbuan rreth 1.5 milionë armenë, një pakicë e krishterë në perandorinë kryesisht myslimane, gjatë dhe menjëherë pas Luftës së Parë Botërore.

 

Turqia, një anëtare e NATO-s, ka kundërshtuar një përcaktim të tillë, duke pretenduar se vdekjet ishin më shumë rezultat i grindjeve civile sesa një përpjekje e planifikuar e qeverisë osmane për të asgjësuar armenët.

 

Turqia gjithashtu pretendon se më pak armenë vdiqën sesa ishte raportuar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë