Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Rusisë për çështjen e Skripal. Helmimi i agjentit të dyfishtë rus dhe vajzës së tij Julia marsin e vitit të kaluar në Mbretërinë e Bashkuar, shkaktuan reagimin e forte te ndërkombëtarëve duke tensionuar marrëdhëniet mes Moskës dhe disa vendeve perëndimore.

 

Shtetet e bashkuara gjithashtu do të kufizojnë eksportin e mallrave në Rusi. Sanksionet e reja që do të hyjnë në fuqi pas një periudhe 15 ditore të njoftimit të kongresit dhe që do të zgjasin për rreth 1 vit, do të pengojnë Moskën të hyjë në aktivitetin tregtar miliarda dollarësh me SHBA-të.

 

Vitin e kaluar Uashingtoni njoftoi vendosjen e sanksioneve ndaj Kremlinit që përfshinin ndalimin e shitjeve të armëve.

 

Moska reagoi duke thënë se sanksionet e reja do të dëmtojnë më tej marrëdhëniet . Zëvendës ministri i jashtëm shprehu keqardhjen për situatën e krijua ndërsa tha se sanksionet e reja lidhen me zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA. Shefi i diplomacisë paralajmëroi se Moska është e gatshme të mbrohet nga çdo pasojë negative që do të shkaktohet nga kufizimet amerikane.

 

Agjenti I dyfishtë rus Sergei Skripal dhe vajza e tij u helmuan në mars të 2018 në Salisburi në Britaninë e Madhe me agjentin nervor novichok. At e bije i mbijetuan sulmit, por përdorimi i agjentit nervor për here te pare që nga Lufta e Dytë Botërore shkaktoi zemërimin ndërkombëtar që nxiti një dëbim masiv të diplomatëve rus nga vendet e Europës, përfshirë edhe SHBA-të. Megjithatë Moska e mohon fuqimisht se qëndron pas helmimit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *