Shtetet e Bashkuara kane deklaruar se planifikojnë te aktivizojnë nje sistem te mbrojtjes raketore ne Korenë e Jugut “brenda pak ditëve”, si edhe te forcojnë sanksionet ekonomike ndaj Koresë se Veriut. Ky vendim i administratës Trump vjen ne kohen e rritjes se tensioneve mes Uashingtonit dhe Penianit, pas manovrave ushtarake te këtij te fundit.

 

Sistemi Thaad ishte planifikuar te vihej ne funksion ne fund te këtij viti, por komandanti i trupave amerikan per Paqësorin i tha Kongresit se ai do te ishte operacional ditët e ardhshme si nje siguri me shume per Korenë e Jugut ndaj kërcënimit ne rritje te verioreve. Ai tha se sistemi është projektuar per te sjelle ne vete liderin koreano verior Kim Jong Un dhe jo për ta gjunjëzuar ate.

 

Megjithatë, shume qytetare ne Korenë e Jugut e kundërshtojnë sistemin raketor amerikan, pasi sipas tyre ai do te behet shënjestër nga ana e verioreve. Mbërritja e pajisjeve u shoqëruar me protesta, si edhe me reagimin e Kinës, qe pretendon se kjo do te cenoje edhe sigurinë e saj.

 

Persa i përket sanksioneve, një zyrtar i Shtëpisë se Bardhe deklaroi se po merret ne konsiderate rikthimi i Koresë se Veriut ne listën e vendeve qe sponsorizojnë terrorizmin.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *