E diel, 27 Shtator 2026 Zilia deri në 01:10 Në vijim ora 01:10: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Bota

SHBA: Rusia, larg duart nga zgjedhjet

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Presidentit Trump, John Bolton ka deklaruar gjatë një konference para gazetarëve, se ka paralajmëruar Moskën të mos ndërhyjë në zgjedhjet amerikane të mesmandatit.

Deklarata e tij vjen pas takimit në Gjenevë me homologun rus Nikolai Patrushev. Bisedimet mes tyre zgjatën më shumë se 5 orë.

 

“E bëra të qartë se ne nuk do të tolerojmë një ndërhyrje në zgjedhje gjatë vitit 2018 dhe se jemi gati të ndërmarrim hapat e nevojshëm për ta parandaluar këtë.”

 

 Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ekonomike kundër Rusisë, lidhur me ndërhyrjen e saj në zgjedhjet presidenciale të 2016-ës.

 

Këshilltari i Presidentit Amerikan theksoi se pikërisht çështja e implikimit rus në zgjedhje kishte bërë që dy palët të mos ishin në gjendje të lëshonin një deklaratë të përbashkët përfundimtare.

 

Bolton tha se gjatë takimit me këshilltarin e sigurisë së presidentit Putin kishte ngritur gjithashtu edhe çështjen e shtrëngimit të sanksioneve ekonomike kundër Iranit.

Më shumë video