E diel, 20 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 01:55 Në vijim ora 01:55: Përrallë në Ishull Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

SHBA-Rusi përplasen për Venezuelën

Kriza politike në Venezuelë ka nxitur tensione edhe midis Uashingtonit e Moskës. Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo i ka kërkuar Rusisë të largohet nga Venezuela, ndërsa homologu i tij rus, Sergei Lavrov, i ka bërë thirrje shteteve te bashkuara të braktisin planet e  papërgjegjshme.

 

Pas një grusht shteti të dështuar pak ditë më parë, lideri i opozitës Juan Guaido deklaroi se po konsideron t’i kërkojë SHBA të nisë një ndërhyrje ushtarake në Venezuelë. Duke folur për BBC ai tha se po i vlerësonte të gjitha opsionet e mundshme për të rrëzuar Nikolas Maduron. Menjëherë pas këtyre deklaratave reagoi ministri i jashtëm, Jorge Arreaza i cili theksoi se preferon diplomacinë për të zgjidhur krizën politike por Venezuela do te jete gati për çdo skenar.

 

Reklamë

Juan Guaido e shpalli veten lider të përkohshëm të Venezuelës në muajin  janar. Si shef i Asamblesë Kombëtare të kontrolluar nga opozita ai ndryshoi kushtetutën për të marrë presidencën e përkohshme duke argumentuar se rizgjedhja e Maduros, ishte e paligjshme.

 

Por Nikolas Maduro, i mbështetur nga Rusia dhe Kina si dhe liderët e ushtrisë së Venezuelës vazhdonte te refuzoje të lëshojë postin.

Vazhdo të lexosh

Reklamë