Shtetet e Bashkuara do të përkrahin Kosovën me 34 milionë dollarë shtesë, në kuadër të marrëveshjes dypalëshe për bashkëpunim zhvillimor.

Amandamenti, në marrëveshjen e dy vendeve, është nënshkruar nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe Lisa Magno, drejtoreshë e misionit të Agjencisë së SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), .

“Me këtë amendament zotohen edhe 34 milionë dollarë amerikan shtesë nga SHBA-ja, duke ngritur shumën totale të mjeteve të zotuara, sipas marrëveshjes, në 198 milionë dollarë amerikan, ndërsa të gjitha fondet do të administrohen nga Agjencia e SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar”, thuhet në njoftimin nga zyra e presidentit të Kosovës.

Këto mjete, sipas njoftimit, do t’i kushtohen mbështetjes së Kosovës, për rritjen e qëndrueshmërisë.

Nga viti 1999 e tutje, USAID-i ka investuar në emër të popullit amerikan mbi 920 milionë dollarë në mbështetje të rrugëtimit të Kosovës drejt vetë-qëndrueshmërisë.

Ndërkaq, sipas të dhënave të publikuara në faqen e ambasadës amerikane në Prishtinë, që nga viti 1999, Shtetet e Bashkuara kanë investuar në Kosovë rreth 2 miliardë dolllarë./ REL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *