Subscribe

Samiti Botëror i Iranit të Lirë që do të mbahet këtë fundjavë në Manzë të Durrësit, në kampin “Ashraf 3”, ku gjendet i strehuar një numër i lartë pjesëtarësh të lëvizjes opozitare iraniane, mund të jetë objekt kërcënimesh.

 

Kështu ka paralajmëruar ambasada e shteteve të Bashkuara të Amerikës përmes një reagimi në rrjete sociale, ku u drejtohet qytetarëve amerikane që të shmangin këtë ngjarje dhe të monitorojnë mediat.

 

AMBASADA E SHTETEVE TE BASHKUARA TE AMERIKES

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara është në dijeni të një kërcënimi të mundshëm i cili ka në shënjestër takimin botëror të nivelit të lartë të Iranit të lirë, që do të mbahet pranë Durrësit nga 23 deri më 24 korrik.”

 

E kontaktuar nga Vizion Plus, zyra e Shtypit të kampit “Ashraf 3” në Manzë siguron se asgjë nuk do ta ndalë mbajtjen e samitit Botëror të Iranit të Lirë.

 

ZYRA E SHTYPIT, KAMPI “ASHRAF 3” NE MANZE

“Kërcënimet e regjimit fetar nuk janë të reja për ne. Të gjithë janë informuar për kërcënimin e paralajmëruar nga ambasada amerikane. Ne jemi në një luftë me regjimin iranian për më shumë se 40 vjet dhe kemi përvojë të mirë në këtë drejtim. Sistemi ynë i sigurisë është i besueshëm dhe gjithçka e marrim shumë seriozisht.”

 

Kampi Ashraf në Manzë u vizitua 1 muaj më parë nga ish-zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence, ndërsa më herët, në muajin maj, edhe nga ish-Sekretari amerikan i Shtetit gjatë presidencës Trump, Mike Pompeo.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *