Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndodhen përballë rrezikut të përçarjes raciale, ndërsa një tjetër person me ngjyrë ka vrarë tre policë dhe ka plagosur tre të tjerë në Luiziane, në shenjë hakmarrje për trajtimin e afro-amerikaneve nga federalet. Bëhet fjalë për ish-marinsin 29-vjeçar, Gavin Long, i cili ka shërbyer në ushtri gjatë viteve 2005-2010, përfshi dhe në luftën e Irakut. Ai ishte vlerësuar me disa medalje për shërbimin e tij. Marinsi  u qëllua për vdekje nga policia pas sulmit të së dielës ku ekzekutoi tre federalë dhe plagosi disa të tjerë. Me herët ish-marinsi kishte postuar nje video ne rrjetet sociale, ku shprehte zemërimin e tij për keqtrajtimin e personave me ngjyrë. Pas këtij sulmi, i dyti ndaj policisë në një kohë të shkurtër, presidenti amerikan Barak Obama bëri thirrje për qetësi dhe unitet.

“Asgjë nuk e justifikon dhunën dhe shkeljen e ligjit. Të gjithë qytetarët duhet të fokusohen te fjalët dhe veprimet që nxisin paqen, na bashkojnë dhe jo te ndërmarrin ato veprime që na çojnë drejt ndarjes.”

Deklarata e Obamës erdhi pak ditë nga sulmi në Dallas kur një snajper vrau 5 policë dhe plagosi disa të tjerë gjatë një protestë kundër trajtimit që uniformat blu i bëjnë personave me ngjyrë.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *