Donald Trump ka ngjallur frike tek rivalet e tij republikane ne garën per president per shkak te fitoreve qe deri tani i kane siguruar 845 delegate nga 1237 qe i nevojiten per te fituar kandidaturën. Per këtë arsye Ted Cruz dhe John Casich njoftuan se do te koordinojnë strategjitë per ta luftuar bashke multimiliarderin. Cruz do te ndërpresë fushatën per zgjedhjet e Oregonit dhe New Mexicos për te ndihmuar Kasich, ndërsa ai do t’i hape rrugën senatorit te Teksasit ne Indiana. Por kjo lëvizje duket se nuk e ka trembur aspak Trump, qe ka deklaruar se kundërshtaret e tij janë te dëshpëruar dhe matematikisht te vdekur. Trump kryeson garën, por nëse nuk siguron dot numrin e nevojshëm te delegateve per konventën e muajit korrik, atëherë do te mbahet ajo qe njihet si konventa e kontestuar, ku figurat kryesore te republikaneve vendosin për kandidatin qe do t’i përfaqësoje ne zgjedhjet presidenciale. Menaxhere te fushatave te rivaleve te Trump e shohin zgjedhjen e tij si katastrofe per republikanet dhe do ta kthente pas këtë parti. Po kështu sipas tyre, Trump nuk do te ishte i afte te përballej me Hllary Clinton apo Bernie Sanders nga kampi demokrat. Disa stratege republikane kane kërkuar qe fokusi te përqendrohet ne parandalimin qe biznesmeni te arrije numrin e delegateve, por çështja shtrohet se nëse tani mund te jete shume vone për ta ndalur marshin e Trump.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *