Subscribe

Te paktën 23 persona kane gjetur vdekjen ne shtetin amerikan te Virxhinias Perëndimore, si pasoje e motit te keq. Reshjet e dendura kane përfshire shumicën e konteve, ku autoritetet shpallen gjendjen e jashtëzakonshme. Qindra shtëpi u dëmtuan. 500 persona kishin mbetur te bllokuar ne nje qendër tregtare dhe fale ndërhyrjes se trupave te shpëtimit u evakuuan, ndersa kërkimet vijojnë per persona te tjerë ne zonat me te dëmtuara. Ndërsa ne lindje problem jane reshjet, ne shtetin e Kalifornisë ne perëndim, autoritetet po përballen me zjarre te mëdha. Deri tani raportohet per dy viktima. Qindra zjarrfikës u angazhuan ne shuarjen e flakëve, qe dëmtuan te paktën 100 shtëpi. Shume banore braktisen shtëpitë, ndërsa guvernatori shpalli gjendjen e jashtëzakonshme. Temperaturat e larta dhe era kane ndikuar ne përhapjen e tyre.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *