E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

SHBA, republikanët zgjidhen në Dhomën e Përfaqësuesve

Republikanët kanë rezultuar fitues në përballjet me demokratët në Georgia dhe Karolinën e Jugut, ku janë zhvilluar zgjedhjet për të plotësuar vendet vakante në dhomën e Përfaqësuesve. Zgjedhjet janë mbajtur pasi disa ligjvënës i janë bashkuar administratës së re dhe ato konsideroheshin si referendum për presidencën e Trump.

 

Në Georgia garën e fitoi me 53 përqind të votave Karen Handel përballë demokratit Jon Ossof. Edhe në Karolinën e Jugut republikani Ralph Norman mposhti Archie Parnell. Dy fituesit u përshëndetën nga presidenti Trump. Distrikti i gjashtë i Georgias është një vend tradicionalisht i sigurte për republikanët, por demokratët shpresonin të shfrytëzonin sondazhet e fundit, sipas të cilave popullariteti i presidentit ka rënë. Megjithatë, pavarësisht telasheve të shefit të Shtëpisë së Bardhë përsa i përket çështjes së ndërhyrjes ruse në zgjedhje, republikanët siguruan fitore.

 

Reklamë

Më herët gjatë këtij viti demokratët pësuan humbje edhe në Kansas dhe Montana. Tashmë priten rezultatet në zgjedhjet e ashtuquajtura të mesit të mandatit në vitin 2018.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë