E premte, 6 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 03:55 Në vijim ora 03:55: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

SHBA: Referendumi kurd, i paligjshëm

Sekretari amerikan i shtetit Rex Tillerson njoftoi të premten se SHBA-ja nuk njeh rezultatin e referendumit për pavarësinë e Kurdistanit iraken, të organizuar në fillim të kësaj jave.

 

Uashingtoni u bëri thirrje të gjitha palëve për dialog. Shefi i diplomacisë amerikane shprehu shqetësimin për pasojat negative shumë të rënda të pavarësisë së njëanshme të kurdistanit të Irakut dhe nënvizoi se referendumi e rezultati i tij nuk janë legjitimë.

 

Reklamë

“Ne u kërkojmë autoriteteve kurde të respektojnë rolin kushtetues të qeverisë qendrore, duke lënë mënjanë çdo kërcënim apo iluzion për përdorimin e mundshëm të forcës”,  theksoi Rex Tillerson, duke u kërkuar të gjithë aktorëve të përqendrohen tek përpjekjet për të luftuar kundër ISIS.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë