E diel, 8 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

SHBA: Programi hapësinor i Iranit, maskim për armët bërthamore

Shtetet e Bashkuara të Amerikës për herë të parë në histori kanë vendosur sanksione ndaj programit hapësinor Iranian, program ky i cili sipas sekretarit amerikan të shtetit Mike Pompeo, shërben si maskim i programit bërthamor për prodhimin e raketave balistike.

 

Sanksionet e reja u njoftuan këtë të mërkurë dhe vijnë në një kohë që Franca po përpiqet të ndërmjetësojë një dialog në përpjekje për të ulur tensionet mes SHBA dhe Iranit.

 

Reklamë

Sipas Pompeos përpjekjet iraniane për të lëshuar një raketë hapësinore më 29 gusht, theksojnë urgjencën e kërcënimit.

 

Sanksionet e reja shënjestrojnë Agjencinë Hapësinore të Iranit, Qendrën e Kërkimit Hapësinor dhe Institutin e Kërkimit të Astronautikës, subjekte të cilat supozohet se janë përdorur për të përparuar programin bërthamor të Teheranit.

 

Më 2 shtator Irani konfirmoi një shpërthim në Qendrën Hapësinore “Imam Khomeini” në veri të vendit, duke thënë se kjo ishte për shkak të një mosfunksionimi teknik.

 

Por SHBA dyshon se eksplozioni ka ndodhur si pasojë e dështimit të lëshimit të një rakete iraniane.

 

Teherani zyrtar nga ana e tij e ka mohuar një gjë të tillë.

 

Marrëdhëniet SHBA-Iran janë tensionuar ndjeshëm që pas tërheqjes së presidentit Donald Trump nga marrëveshja bërthamore me fuqitë e mëdha. Prej atëherë, Teherani është përballur me një sërë sanksionesh ekonomike të vendosura nga Shtetet e Bashkuara.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë