Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
18 May 2026
Vizion fokus

Alarm në bazën amerikane, përplasen dy avionë gjatë një...

Sulmi në Modena/ Ministri i Brendshëm italian: Mund të...

Përshkallëzim në Lindjen e Mesme! Sulm me dron pranë...

Kuba blen mbi 300 dronë ushtarakë, SHBA vlerëson rrezikun

NYT: Izraeli ka ndërtuar baza sekrete ushtarake në shkretëtirën...

Intesa Sanpaolo Bank, 20 mln euro për bizneset. Kush...

13 mijë pensionistë ende në punë. A duhet ti...

Të gjithë duan të bëjnë biznes, por pa punëtorë…

Presidenti i Tajvanit i përgjigjet Trump: Nuk do të...

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të mbetet asgjë, nëse...

SHBA po përgatitet për ndërhyrje tokësore në Iran

21 Mars 10:12

Zyrtarë të Pentagon kanë bërë përgatitje të detajuara për vendosjen e forcave tokësore amerikane në Iran, sipas disa burimeve të informuara mbi diskutimet, raportoi CBS News.

Komandantë të lartë ushtarakë kanë paraqitur kërkesa specifike për të qenë të gatshëm për një skenar të tillë, ndërsa presidenti Donald Trump po shqyrton opsionet në kuadër të konfliktit SHBA-Izrael me Iranin.

Sipas burimeve, Trump ka diskutuar mundësinë e pozicionimit të trupave në rajon, megjithëse nuk është e qartë në çfarë rrethanash do të autorizonte përdorimin e tyre.

I pyetur nga gazetarët në Zyrën Ovale, ai u shpreh: “Nuk po dërgoj trupa askund”, por shtoi se nëse do ta bënte, nuk do ta bënte publike.

Zyrtarët  Komandën Qendrore të SHBA-së nuk pranuan të japin detaje, duke ia kaluar komentet Shtëpisë së Bardhë dhe Pentagonit.

Ndërkohë, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, theksoi se përgatitjet janë pjesë e detyrës së Pentagonit për t’i ofruar presidentit sa më shumë opsione, por nuk nënkuptojnë një vendim të marrë.

SHBA-të po përgatiten të vendosin elementë të Divizionit të 82-të Ajror në rajonin e Lindjes së Mesme.

Mijëra marinsa janë aktualisht në lëvizje drejt rajonit. Tre anije luftarake me rreth 2,200 marinsa janë nisur nga Kalifornia këtë javë, duke shënuar dislokimin e dytë të tillë që nga fillimi i konfliktit. Njësia e parë, e nisur nga Paqësori, është ende rrugës drejt Lindjes së Mesme.

Këto lëvizje tregojnë përpjekjet e Pentagonit për të zgjeruar opsionet ushtarake në dispozicion të presidentit, ndërsa zyrtarët vazhdojnë të shmangin komentet mbi hapat e ardhshëm të mundshëm.

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Iran SHBA

Nga e njëjta kategori

Alarm në bazën amerikane, përplasen dy avionë gjatë një shfaqjeje ajrore

më shumë...

Sulmi në Modena/ Ministri i Brendshëm italian: Mund të ketë lidhje me probleme të shëndetit mendor dhe jo me terrorizëm

më shumë...

Përshkallëzim në Lindjen e Mesme! Sulm me dron pranë centralit bërthamor Barakah në Emiratet e Bashkuara

më shumë...

Kuba blen mbi 300 dronë ushtarakë, SHBA vlerëson rrezikun

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:46

Forcojnë zemrën dhe trurin, ja përse duhet...

10:34

Alarm në bazën amerikane, përplasen dy avionë...

10:17

Sulmi në Modena/ Ministri i Brendshëm italian:...

10:09

Përshkallëzim në Lindjen e Mesme! Sulm me...

10:00

Kuba blen mbi 300 dronë ushtarakë, SHBA...

9:24

NYT: Izraeli ka ndërtuar baza sekrete ushtarake...

8:51

Intesa Sanpaolo Bank, 20 mln euro për...

8:22

13 mijë pensionistë ende në punë. A...

7:59

Të gjithë duan të bëjnë biznes, por...

7:42

Presidenti i Tajvanit i përgjigjet Trump: Nuk...

7:27

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të mbetet...

7:00

Netanyahu bisedë telefonike me Trump: Duhet të...

6:43

IDF: Hezbollahu lëshoi 200 raketa drejt Izraelit...

6:30

Përfaqësuesi amerikan për Tregtinë: Trump nuk i...

6:20

Sulme me dronë në disa rajone ruse,...

5:43

Pakistani optimist për negociatat SHBA-Iran! Trump pritet...

5:23

Britania vendos sistem të ri anti-dron në...

4:59

Çfarë ndodh me trupin nëse konsumoni mjaltë...

4:39

Izraeli urdhëron evakuimin e katër zonave në...

4:33

Trump zhvillon bisedë telefonike me presidentin e...

Më të klikuarat

  • Bordi i Transparencës vendos çmime të reja, rritet nafta
  • “Kisha 1 vit e gjysmë e lidhur”, ndarja LIVE dhe...
  • Horoskopi për ditën e sotme, 17 Maj 2026
  • Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 19-vjeçari shqiptar
  • Telefonata që alarmoi policinë, pronari i mjetit dyshoi për...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.