Nju Jorku është tronditur nga ekzekutimi në rrugë i një imami dhe asistentit të tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e mëngjesit kur kleriku musliman Maulama Akonje 55 vjeç, ishte duke ecur krah përkrah me zëvendësin e tij. Të dy u qëlluan me plumb në kokë dhe kanë ndërruar jetë në vend. Ende nuk ka asnjë person të arrestuar për këtë vrasje. Policia bën me dije se deri më tani, nuk ka më shumë informacion për ngjarjen, por në radhët e pistave të hetimit, nuk përfshihet as ajo e terrorizmit dhe as konfliktet personale që imami, mund të kishte me persona të tjerë të komunitetit të tij. Kleriku Akonje kishte mbërritur në SHBA nga Bangladeshi dy vjet më parë. Ai predikonte ne një nga xhamitë e Nju Jorkut, ku faleshin një komunitet i gjerë myslimanësh të Bangladeshit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *