Subscribe

Mali i Zi ndodhet një hap larg anëtarësimit në NATO, ndërsa senati amerikan pritet te përfundoje brenda kësaj jave procedurën e votimit per pranimin e vendit te vogël ballkanik ne aleance. Shtëpia e Bardhë u kërkoi ligjvënësve të përshpejtojnë procedurën e ratifikimit të Protokollit të Pranimit.

 

Votimi në senat ishte bllokuar nga dy senatorë republikanë, të cilët kundërshtonin zgjerimin e aleancës. Por sekretari amerikan i Shtetit Tillerson ka bërë thirrje që në samitin e NATO-s në muajin maj, Mali i Zi të përfaqësohet si anëtar me të drejta të plota. Ndër shtetet evropiane, protokollin nuk e ka ratifikuar vetëm Spanja. Votimi ne senat vjen në një kohë që shumë zyrtarë kanë theksuar rrezikun rus në rritje në Ballkan.

 

Sipas asaj qe behet e ditur nga kryetari i mazhorances republikane ne senat, Mitc Mekonell, mbrëmjen e se hënës votohet per nisjen e procedurave, ndërsa ditën e enjte pritet te jete vota finale e senatit amerikan per pranimin e Malit te Zi ne aleance. Pasi senati t’i japë dritën jeshile protokollit te anëtarësimit, presidenti Trump duhet te firmose marrëveshjen për hyrjen e Malit te Zi ne Aleance.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *