E enjte, 12 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

SHBA përshëndet vendimin e Hotit: Heqja e reciprocitetit i hap rrugë rinisjes së dialogut

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e mirëpresin vendimin e një dite më parë të qeverisë Hoti, për shfuqizimin e masës së reciprocitetit. Ambasada amerikane në Prishtinë ka deklaruar se tashmë pret rifillimin e dialogut me Serbinë.

“Mirëpresim vendimin e qeverisë në heqjen e të gjitha masave të ndërmarra kundër Serbisë dhe tani presim që të rinisë dialogu sa më parë që të jetë e mundur. Njohja e plotë është në interesin e Kosovës dhe rajonit për të siguruar stabilitet dhe prosperitet ekonomik”.

Edhe agjencia qeveritare amerikane, korporata “Sfidat e Mijëvjeçarit” bëri të ditur se do të rifillojë programet e ndihmës ekonomike për Kosovën, të pezulluara që nga 13 marsi i këtij viti.

Vendimi u mirëprit edhe nga i dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Reklamë

“Heqja e shpejtë e pengesave për rifillimin e bisedimeve të lehtësuara nga Bashkimi Evropian, dëshmon përkushtim të qartë të Kosovës për t’u kthyer në tryezën e bisedimeve pa vonesë”.

Ish-kryeministri, Albin Kurti e quajti qeverinë e re, të paligjshme dhe në shërbim të Beogradit. Ai paralajmëroi një tubim masiv të premten e 12 qershorit ndërsa vijon edhe nënshkrimi i peticionit për mbajtjen e zgjedhjeve.

Kryetarja e parlamentit, Vjosa Osmani, njëkohësisht nënkryetare e LDK, ka deklaruar se pas vendimit të qeverisë Hoti, Kosova ka hequr dorë nga e drejta për t’u trajtuar e barabartë dhe sovrane.

Në nëntor të vitit 2018 qeveria e ish kryeministrit Ramush Haradinaj vendosi tarifat 100 për qind ndaj mallrave serbe. Procesi i dialogut u pezullua pasi Beogradi kushtëzoi kthimin në tryezën e bisedimeve me shfuqizimin e taksave. Qeveria e Haradinajt i rezistoi trysnisë ndërkombëtare për heqjen e tyre.

Por më 31 mars të këtij viti ish kryeministri Albin Kurti vendosi zëvendësimin e tyre me masën e reciprocitetit ndaj Serbisë, një vendim që u kundërshtua nga Shtetet e Bashkuara dhe BE. uashingtoni kërkoni heqjen e plotë të pengesave për rifillimin e bisedimeve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë