E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 53 minuta më parë
Rajoni

SHBA përshëndet ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës

Ratifikimin i Marrëveshjes së Prespës nga parlamenti grek është përshëndetur edhe nga zyrtarët e lartë amerikanë.

 

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo shkruan se drejtuesit e Greqisë treguan vizion, guxim dhe këmbëngulje në miratimin e marfrëveshjes.

 

Reklamë

“Drejtuesit e Greqisë treguan vizion, guxim dhe këmbëngulje në synimet e tyre për të zgjidhur problemin e emrit që do t’i mundësojë Republikës së ardhëshme të Maqedonisë së Veriut që ta marrë vendin e saj që i përket në NATO dhe BE. SHBA-të e mbështesin këtë mundësi historike për përmirësimin e qëndrueshmërisë, sigurisë dhe mirëqenies në rajon”.

 

Edhe Këshilltari për Sigurinë Kombëtare, John Bolton uron dy kryeministrat, Tsipras dhe Zaev.

 

 “Shtetet e Bashkuara e mbështesin këtë arritje të mrekullueshme, e cila do të ndihmojë qëdrueshmërinë dhe mirëqenien në Ballkan”.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë