Subscribe

Shtetet e Bashkuara të Amerikës përshëndesin vendimin e parlamentit te Maqedonisë për ndryshimet kushtetuese qe i hapin rruge zbatimit te marrëveshjes se Prespës. Departamenti Amerikan i Shtetit thekson se kjo është një mundësi historike.

 

“Shtetet e Bashkuara përshëndesin vendimin e Parlamentit të Maqedonisë për të filluar ndryshimet kushtetuese të nevojshme për zbatimin e Marrëveshjes së Prespës me Greqinë. Shtetet e Bashkuara besojnë se Marrëveshja e Prespës është një mundësi historike për të çuar përpara stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin në të gjithë rajonin”.

 

Vendimi historik u përshëndet edhe nga liderët europianë, presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, komisioneri për zgjerimin Johannes Hahn, dhe shefi i NATO-s Jens Stoltenberg.

 

Kalimi i amendamenteve u bë i mundur pas votës pro të 8 deputeteve të opozitës, qëndrim i cili ka shkaktuar tërmet në radhët e VMRO-DPMNE-së. kreu u kësaj partie Hristijan Mickoski deklaroi se nuk e pranon votimin pasi gjithçka është bërë nën kërcënim dhe blerje te votave.

 

Mediat ne Maqedoni bëjnë të ditur se te hënën pritet të filloje procedura për formimin e komisionit për pajtim, një nga katër kërkesat e deputetëve të VMRO-së të cilët votuan ndryshimet kushtetuese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *