Një tren pasagjerësh i korporatës “Amtrak” ne SHBA është përplasur me një tren mallrash, në Karolinën Jugore, duke lënë të vdekur dy persona dhe duke plagosur rreth 70 të tjerë.

 

Treni me 149 pasagjerë dhe tetë anëtarë të ekipit ishte duke udhëtuar drejt Nju Jorkut. Vetëm katër ditë më parë, një shofer kamioni u vra kur makina e tij goditi një tren ne te cilin po udhëtonin ligjvënës republikane drejt Virxhinias.

 

Shqetësimet për standardet e sigurisë së trenave te korporatës “Amtrak”, janë ngritur pas një numri të shtuar te aksidenteve të trenave në vitet e fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *