E premte, 6 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

SHBA, përleshje për Erdoganin

Atmosfera në takimin në Shtëpinë e Bardhë mes presidentëve amerikan e turk, Trump e Erdoan ishte miqësore, por mbështetës të partisë së kurdëve sirianë të Unionit Demokratik, PYD nuk e pritën mirë. Disa orë pas takimit ata u përplasën jashtë ambasadës turke në Uashington me rojat e sigurisë së presidentit Erdogan.

 

Nëntë persona u lënduar si pasojë e përleshjes dhe dy të tjerë u arrestuan. Sipas mediave, kanë qenë truprojat e presidentit që sulmuan disa protestues, që mbanin në duar flamuj të partisë PYD, që Turqia e konsideron terroriste, për shkak të lidhjeve me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit.

 

Reklamë

Shtetet e Bashkuara e shohin forcën kurde, YPG, si kyçe në luftën kundër Shtetit Islamik në Raka, por  në takimin me Trump, presidenti turk e përsëriti se është e papranueshme që kjo forcë të konsiderohet partner në rajon dhe se nuk duhet lejuar që forca të tilla të përdorin luftën kundër ISIS si mburojë për nacionalizëm.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë