E shtunë, 7 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

SHBA, përkujtohet 11 shtatori

SHBA përkujtojnë 11 Shtatorin, nje nga ditet me te errëta ne historinë e vendit, ku nga nje seri sulmesh terroriste humben jetën mbi 3 mije vete dhe 6 mije te tjere u plagosen. Nje minute heshtje u mbajt ne oren 8.46 ne Shtëpinë e Bardhe dhe me pas ceremonitë u zhvendosen ne Pentagon, ku presidenti Obama mbajti edhe nje fjalim.

“15 vjet mund te duken nje kohe e gjate, por per familjet qe humben nje pjese te zemrës se tyre, duket sikur ka ndodhur dje. Por amerikanet nuk duhet t’i dorëzohen frikës. E dimë qe diversiteti ynë, trashëgimia jone e larmishme nuk është dobësi, por ka qene dhe mbetet forca jone me e madhe. Grupe si Al Kaeda dhe tani ISIS e dine se nuk do te munden kurrë te mposhtin SHBA, kështu qe ata terrorizojnë”.

Viktimat e Qendrës Botërore te Tregtisë ne Nju Jork u kujtuan ne nje tjetër ceremoni tek vendi qe njihet si “Niveli Zero”. Ne te u lexuan nga familjaret e viktimave emrat e personave qe humben jetën. Ceremonisë iu bashkuan edhe kandidatet presidenciale Hillary Clinton dhe Donald Trump, te cilët ndërprenë per kete dite fushatën zgjedhore. Clinton u detyrua te largohej me herët nga ceremonia pasi u ndje keq, si pasoje e te nxehtit. Nje nga zedhenesit e fushatës sqaroi me pas se gjendja e saj shëndetësore është e mire.

 

Reklamë

 

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë