E enjte, 12 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 04:35 Në vijim ora 04:35: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

SHBA përgatit ushtrinë, Trump: Assad kaloi çdo limit

Presidenti Donald Trump ka deklaruar se tani është përgjegjësi e tij te zgjidhe krizen ne Siri, duke i hapur rruge ndërhyrjes ushtarake ne kete vend. Kreu i Shtëpisë se Bardhe tha se sulmet me arme kimike ndaj civileve jane nje goditje e tmerrshme ndaj njerëzimit.

 

“Qëndrimi im kundrejt Sirisë dhe Asadit ka ndryshuar shume. Kur ti vret femije te pafajshëm, foshnje te pafajshme me gaz kimike, atëherë ke kaluar shume vija. Asadi ka shkuar përtej vijës se kuqe dhe tani duhet te përgatitet me pasojat.”

 

Reklamë

Megjithatë mbetet per t’u pare nese fjalët dhe kërcënimet do te kthehen ne veprime konkrete përballë mizorive çnjerëzore te Asad me popullin e tij, pasi edhe Obama ne fund te mandatit te tij te pare ne vitin 2012 beri te njëjtat kërcënime, por ne mandatin tjetër nuk ndërmori asnjë veprim konkret.

 

Duke komentuar kete, Trump tha se kërcënimi bosh i Obames kishte humbur peshën e Shteteve te Bashkuara, duke e kthyer ate shume vite pas. 72 persona, nga te cilet 20 fëmijë humben jetën si pasoje e sulmit me gaz sarin ne provincën e Idlibit ne Siri. Per masakrën, Keshilli i Sigurimit zhvilloi nje seance te ndezur debati, aty ku Rusia mbrojti deri ne fund aleatin e saj presidentin Asad, duke bllokuar rezolutën.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë