E hënë, 21 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

SHBA, përfaqësuesi special për luftën kundër DAESH jep dorëheqjen

I dërguari i posaçëm amerikan në koalicionin global që lufton Shtetin Islamik, Brett McGurk, ka dhënë dorëheqjen.

 

Ky është një vendim që është marrë në shenjë proteste ndaj vendimit të papritur të Presidentit Donald Trump për të tërhequr trupat amerikane nga Siria.

 

Reklamë

Ndërkohë Departamenti i Shtetit  bëri me dije se dorëheqja e McGurk do të hyjë në fuqi më 31 dhjetor. Përmes një email dërguar stafit të tij, McGurk shkruan: së vendimi i fundit i presidentit erdhi si një tronditje dhe ishte një ndryshim i plotë i politikës. Ai i la partnerët tanë të koalicionit të hutuar dhe të konfuzuar pa një plan apo konsideratë për pasojat’.

 

Ndërsa presidenti amerikan Trump përmes një postimi në Tëitter, ka theksuar se Brett McGurk, i emëruar nga Presidenti Obama në vitin 2015, duhej të largohej në shkurt, por sapo dha dorëheqjen para se të largohej.

 

Ndër të tjera ai ka theksuar se mediat e rreme po bëjnë shumë zhurmë për këtë ngjarje që s’është asgjë!

 

McGurk bashkohet me Sekretarin e Mbrojtjes James Mattis si zyrtari më i fundit i sigurisë kombëtare me përvojë që do të largohet nga administrata Trump në javët e fundit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë