SHBA përdor ilaçin e Ebolas/ Von der Leyen: Bashkëpunim global për vaksinën e COVID-19

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë autorizuar përdorimin e e ilaçit eksperimental, remdesivir, i cili është përdorur për kurimin e Ebolës, për të luftuar koronavirusin.
Agjencia amerikane e Ushqimit dhe Barnave, FDA, ka bërë të ditur se remdesiviri përshpejtoi rimëkëmbjen e pacientëve të infektuar me Covid 19, me 31%.
Ai është ilaçi i parë i cili ka treguar se ndihmon më shpejtë në shërimin e të infektuarve. Lajmin e dha presidenti Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.
DONALD TRUMP
PRESIDENT I SHBA“Jam i lumtur të njoftoj se remdesivir, është një trajtim i rëndësishëm për pacientët me koronavirus të shkruar në spital dhe është me të vërtetë shumë premtuese. Ne kemi bërë një punë të mirë.”
Sipas ekspertëve ilaçi i cili u krijua për trajtimin e Ebolas, megjithatë nuk duhet të shihet si “shkopi magjik” nga të infektuarit. Ai vetëm mund të shërojë një pjesë të të prekurve dhe mund të pakësojë numrin e vdekjeve tek pacientët e shtruar në spital.
Eksperimentit iu nënshtruan më shumë se 1000 paciente. Ata që përdorën remdesivir, ishin në gjendje të dilnin nga spitali pas 11 ditësh, ndërsa mesatarja e grupit që nuk e ka përdorur, shërohen në 15 ditë.
Kompania farmaceutike Gillied Sciences ka thënë se do të dhurojë rezervat aktuale të ilaçit dhe se po zgjeron prodhimin .Nga ana tjetër, Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen, ka bërë thirrje për bashkëpunim global në gjetjen e vaksinës së Covid 19.
URSULA VON DER LEYENPRESIDENTE E KE
“Ne e dimë që mund ta mposhtim virusin vetëm me një vaksinë. Por për këtë ne kemi nevojë për bashkëpunim Global dhe konferencë në plotësimin fondeve të nevojshme për ta arritur atë”
Thirrja e saj vjen në një kohë që komisioni europian pritet të zhvillojë një konferencë donatorësh në përpjekje për të mbledhur 7.5 miliardë euro për të financuar kërkimet mbi vaksinën.




