Dy kandidatet per zv/president te SHBA, demokrati Tim Kaine dhe republikani Mike Pence, do te mbajnë kete te marte debatin e pare dhe te vetëm mes tyre përpara zgjedhjeve presidenciale te 8 nëntorit. Kaine është senator nga Virxhinia, ndërsa Pence guvernator i shtetit Indiana. Debati zhvillohet ndërsa çështja e mospageses se mundshme te taksave per 18 vjet nga kandidati republikan Donald Trump është ne fokus te fushatës zgjedhore. Ndonëse debatet e kandidateve per zv/president nuk kane ndonjë peshe ne rezultatet e rivaleve per president, Kaine dhe Pence do te përpiqen te ndihmojnë Trump e Clinton. Pence duhet te ndihmoje Trump te rikuperoje pas humbjes se debatit te pare me Clinton, ndërsa Kaine do te siguroje Clinton qe te ruaje kryesimin qe mban ne sondazhe. Ndërkaq, zv/presidenti amerikan Joe Biden ne nje interviste per CNN sulmoi Trump, duke thëne se ai nuk ka ndjeshmëri per popullin amerikan.”Ai nuk është njeri i keq, por eshte shume injorant”, tha Biden, qe përmendi edhe çështjen e taksave. “Te paguash taksat do te thotë te jesh i sigurte se ti e ke bere detyrën tende ndaj vendit”. E ndërsa gara per presidencën vazhdon, themeluesi i Wikileaks, Julian Assange ka paralajmëruar se organizata e tij do te publikoje materiale te rëndësishme per zgjedhjet presidenciale te SHBA.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *