Një grua u qëllua për vdekje kur një afrikano-amerikan 28-vjeçar sulmoi një supermarket në Los Anxhelos të shtunën pasdite dhe mbajti 40 pengje për tre orë përpara se të dorëzohej në polici.

 

Gjithçka filloi kur i riu më herët qëlloi shtatë herë gjyshen e tij, e cila ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Më pas ai mori peng në makinë të dashurën, e cila u plagos gjithashtu..

 

I ndjekur nga forcat e policisë 28-vjeçari humbi kontrollin dhe u përplas me makinë me shtyllën përpara supermarketit të mbushur me njerëz.

 

Viktima e vetme në supermarket është identifikuar Mely Corado, e cila ishte menaxherja e supermarketit.

 

Shumë të tjerë u plagosën, mes tyre dhe dy fëmijë. Pas shkëmbimit të zjarrit me policinë nga supermarketi dhe  pas negociatave të shumta nga policia, pengmarrësi u dorëzua pasi kishte liruar katër pengje sipas marrëveshjes me policinë.

 

Një pjesë e klientëve dhe punonjësve te marketit të tmerruar nga armët, kërcyen nga dritaret, e te tjerë u hodhën poshtë me shkalle litari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *