Bota
SHBA: “Pegasus” në listën e zezë, përdori programet kompjuterike për përgjimin e telefonave

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën në listën e zezë të tregtisë kompaninë izraelite që realizoi programin “Pegasus”.
Ajo dyshohet se përdori pajisjet teknologjike për të kontrolluar telefonat e zyrtarëve të lartë, aktivistëve edhe gazetarëve.
Reklamë
Më këtë vendim Uashingtoni i ndalon kompanisë, që të ketë marrëdhënie tregtare me bizneset amerikane.
Departamenti i tregtisë njoftoi se kjo masë bazohet në prova qe tregojnë se kompania ka furnizuar me softuerë qeveritë e huaja, që i kanë përdorur për të shënjestruar njerëzit e pafajshëm.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




