Pas uraganit “Harvey” qe shkaktoi të paktën 40 viktima, Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përballen me një tjetër fatkeqësi natyrore. Los Angelosi ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të përhapjes me shpejtësi të disa vatrave të zjarrit në pyje në veri dhe perëndim të shtetit.

 

Aktualisht raportohet se 56 vatra zjarri janë aktive. Të paktën 25 mijë zjarrfikës janë duke luftuar për shuarjen e flakëve, ndërsa mbi dhjete mije persona janë evakuuar për shkak se zjarri po u afrohet zonave të banuara. 1. 500 hektarë pyje janë shkrumbuar tërësisht. Era dhe rritja e ndjeshme e temperaturave janë shkaktarët kryesorë për përhapjen me shpejtësi të vatrave të zjarreve, të cilat konsiderohen si më të fuqishmet qe janë regjistruar ndonjë here.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *