Shtetet e Bashkuara te Amerikës kane bere nje tjetër deklarate te forte pro miratimit te reformës ne drejtësi. Pak ore pas votimit te draftit kushtetues ne komisionin e posaçëm, Ambasada Amerikane ne Tirane përshëndeti miratimin e tij, duke e cilësuar ate nje hap të rëndësishëm per finalizimin e reformës. Kjo pakete ligjesh, theksohet në deklarate, ka mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian. Sipas Ambasadës, “Ky është një hap i rëndësishëm për të shtruar rrugën e miratimit të plotë të një reforme të thellë dhe domethënëse të sistemit të drejtësisë të Shqipërisë”.
Shtetet e Bashkuara – theksohet me tej ne deklarate – nxisin dialogun midis qeverisë dhe opozitës, për të zgjidhur çështjen e fundit të mbetur, për të cilën kanë mosmarrëveshje dhe nxisim të gjithë anëtarët e parlamentit të votojnë në favor të kësaj reforme. Një vote për këtë reformë është një vote në favor të lëvizjes së Shqipërisë përpara në rrugën e saj drejt integrimit në BE dhe një të ardhmeje më të fortë euro-atlantike, – perfundon komunikata e Ambasadës Amerikane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *