E enjte, 12 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

SHBA paralajmëron Korenë e Veriut: ” Përgjigje e pashembullt nëse teston armë bërthamore”

Shtetet e bashkuara të Amerikës, Japonia dhe Koreja e Jugut kanë paralajmëruar për një përgjigje  të pashembullt nëse Koreja e Veriut  kryen testin e bombave bërthamore. Uashingtoni dhe aleatët  besojnë se vendi komunist mund  të rinis testimin për herë të parë që nga viti 2017.

 

“Ne u pajtuam se një përgjigje në shkallë të pashembullt do të ishte e nevojshme nëse Koreja e Veriut kryen testimin e shtatë bërthamor”, tha në një konferencë për media në Tokio zëvendësministri i Jashtëm i Koresë së Jugut. Ai foli në krahë të homologëve të tij japonez dhe amerikan.   

 

Reklamë

Koreja e Veriut ka testuar një numër të paprecedentë të armëve gjatë këtij viti, duke lëshuar dhjetëra raketa balistike, përfshirë edhe një që fluturoi mbi Japoni.

 

I zemëruar nga aktivitetet ushtarake të Koresë së Jugut, Phenjani javën e kaluar lëshoi një breshëri plumbash nga bregdeti i tij, në shenjë paralajmërimi për fqinjin jugor.

 

Në shtator, aeroplanmbajtësja amerikane Ronald Reagan, dhe anije të tjera luftarake zhvilluan stërvitje të përbashkëta me forcat koreano-jugore.

 

Kjo ishte hera e parë që nga viti 2017 që një aeroplanmbajtëse amerikane u përfshi në stërvitje ushtarake me Korenë e Jugut.

Vazhdo të lexosh

Reklamë