Paniku mbizotëron ende ne SHBA pas dy ngjarjeve te renda te ndodhura ne fundjave, shpërthimi i nje bombe artizanale ne Nju Jork dhe nje sulm me thike ne nje qendër tregtare ne Minesota. Policia njoftoi se pranë nje stacioni hekurudhor ne Nju Xhersi ne nje kosh plehrash u gjet nje çante shpine, brenda se cilës ndodheshin pese bomba artizanale. Njëra prej tyre shpërtheu teksa nje skuadër e specializuar behej gati ta çaktivizonte me nje robot. Asnjë person nuk u lëndua. Ndërkaq, ne qytetin e Nju Jorkut policia ndaloi pese persona qe u morën ne pyetje, por ndaj tyre nuk janë ngritur akuza per lidhje me shpërthimin ku mbeten te plagosur 29 vete. Bomba qe shpërtheu se bashku me nje tjetër pajisje, nje tenxhere me presion e lidhur me tela dhe nje celular, sipas informacioneve te siguruara nga mediat amerikane ishin te ngjashme me bombat e përdorura gjate nje sulmi ne maratonën e Bostonit ne vitin 2013. Hetuesit po përpiqen te zbulojnë nese mund te jene te njëjtët persona qe kane vepruar. Zyrtare te policisë dyshojnë se behet fjale per nje celule terroriste, qe vepron ne Nju Jork dhe Nju Xhersi. Shpërthimi ne Nju Jork është cilësuar nga autoritetet akt terrorist, por ai nuk është marre ende përsipër nga askush.