E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

SHBA padit Kinën për mashtrim të qëllimshëm për COVID-19

Shteti amerikan i Misurit paditi qeverinë kineze dhe Partinë Komuniste në pushtet mbi atë që e quan mashtrim të qëllimshëm për pandeminë globale COVID-19.

“Qeveria kineze gënjeu botën për rrezikun dhe natyrën ngjitëse të Covid-19 dhe bëri pak për të ndaluar përhapjen e sëmundjes. Ata duhet të mbahen përgjegjës për veprimet e tyre”, tha Prokurori i Përgjithshëm i Misurit, Eric Schmitt.

Reklamë

Padia kërkon që Kina të mbajë përgjegjësi për humbjet e jetës, vuajtjet njerëzore dhe trazirat ekonomike që kanë ndodhur në shtet. Kina mohon me forcë keqtrajtimin e krizës.

Ndërsa zyrtarët e Misurit e quajtën padinë historike, vëzhguesit thonë se do të përballen me pengesa të rëndësishme ligjore dhe procedurale pasi ligji amerikan u jep qeverive të huaja imunitet nga veprime të tilla.

Një padi e tillë vjen në një kohë kur dyshohet mbi të vërtetën kineze për koronavirusin.

Vazhdo të lexosh

Reklamë